Ndalohen 60 klandestinë, mes tyre gra dhe fëmijë

Shqipëria

Ndalohen 60 klandestinë, mes tyre gra dhe fëmijë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:30

60 klandestinë u ndaluan nga Policia Kufitare në Kakavijë. Sipas burimeve policore, klandestinët kishin hyrë në territorin shqiptar rreth orës 22:30 të ditës së djeshme, në fshatin Radat.

Shtetasit e ndaluar kanë hyrë në territorin shqiptar në mënyrë ilegale nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me destinacion Malin e Zi e më pas vendet e BE-së.

Sipas informacioneve, 44 shtetas janë nga Siria, 8 nga Sudani dhe 8 nga Eritrea, shtatë prej të cilëve janë gra dhe dy fëmijë.

Shtetasit u transportuan për në ambientet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë për t’u zbatuar procedurat nga Sektori i Migracionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat