Kur kryetarët e bashkive dalin në protestë kundër shtetit

Shqipëria

Kur kryetarët e bashkive dalin në protestë kundër shtetit

Më: 26 prill 2015 Në ora: 08:27

Dhjetëra kryetarë të bashkive kryesore në Greqi kanë dalë në protestë kundër ligjit të ri për të dorëzuar rezervat monetare për t’i ardhur kështu në ndihmë shtetit të përfshirë nga kriza e borxheve.

Parlamenti grek aprovoi të premten propozimin e kabinetit Tsipras që detyron të gjitha qeveritë lokale të depozitojnë rezervat e tyre në një llogari të përbashkët në Bankën Kombëtare, një nismë që pritet t’i sigurojë shtetit rreth 25 miliardë euro.

Ligji prek edhe punonjësit e administratave lokale, çka solli një valë protestash në shumë qytete udhëhequr nga krerët e bashkive.

Shtetit helen i duhen rreth 4 miliardë euro për të përmbushur nevojat bazike deri në maj, ndërsa pesë miliardë euro të tjera duhen për të paguar Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kryebashkiakët janë të shqetësuar se dorëzimi i rezervave do t’i linte ata pa asnjë mundësi për të zhvilluar projektet lokale dhe për të paguar nëpunësit.

Ata kanë kërkuar një takim urgjent me krerët e partive kryesore për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për shpërndarjen e rezervave, pasi në të kundërt kanë thënë se do të përshkallëzojnë protestat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat