Basha prezanton Gëzim Caushin: Roskoveci nuk meriton një kukull të Rama-Metës

Shqipëria

Basha prezanton Gëzim Caushin: Roskoveci nuk meriton një kukull të Rama-Metës

Më: 25 prill 2015 Në ora: 18:16

Numri një i demokratëve, Lulzim Basha ka prezantuar sot kandidatin e së djathtës për Bashkinë e Roskovecit, Gëzim Caushi. Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e organizuar me këtë rast, Basha tha se tashmë ka ardhur koha e gjykimit popullor me votë.

“Më 21 qershor fjalën nuk e ka më qeveria. Ka ardhur koha e gjykimit popullor me votë.

21 qershori s’do jetë më dita e poshtërimit të dytë. Me votë vini para përgjegjësisë dështimet e kësaj qeverie”, deklaroi kreu i Partisë Demokratike.

Basha tha se qindra banorë të zonës së Roskovecit janë të papunë, ndaj sipas tij ka ardhur koha të hapet një kapitull i ri. “Të hapim një kapitull të ri, koha nuk pret më”, apeloi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat