Doshi kërkon në Kushtetuese lirinë dhe kthimin në Parlament

Shqipëria

Doshi kërkon në Kushtetuese lirinë dhe kthimin në Parlament

Më: 25 prill 2015 Në ora: 10:50

Avokatët mbrojtës të deputetit Tom Doshi kërkojnë që ai t’i rikthehet jetës normale parlamentare. Ata iu drejtuan dje Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar dy vendimet e marra për deputetin, atë për lejimin e arrestimit dhe dhënien e masës së “arrestit shtëpiak”.

Pas dorëzimit të kësaj kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, avokati i Doshit, Vladimir Meçi tha se, “janë shkelur depozitat kushtetuese, të akteve ndërkombëtare dhe të ratifikuara nga Parlamenti i Shqipërisë dhe që pengojnë lirinë e personit.

Shkeljet janë të verifikuara dhe nuk do të ndodhin shkelje në të ardhmen”. Ndërkohë, paralelisht edhe Gjykata e Lartë pritet të marrë një vendim për çështjen Doshi, pasi avokatët e tij kanë kërkuar lirinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat