Tahiri dhe ambasadori gjerman inspektojnë kufirin

Shqipëria

Tahiri dhe ambasadori gjerman inspektojnë kufirin

Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:49

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, inspektuan pikën e kalimit kufitar në Morinë të Kukësit, për të parë nga afër masat e marra nga policia për të forcuar kontrollet që parandalojnë lëvizjen e qytetarëve në zonën Shengen, për të kërkuar azil. Pas inspektimit ministri dhe ambasadori bënë një deklaratë për mediat.

Ministri Saimir Tahiri tha se “Kemi ardhur bashkë me ambasadorin gjerman në pikën e kalimit kufitar të Kukësit, në përpjekjen tonë të përbashkët me ambasadorin, por edhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për të ndërgjegjësuar qytetarët shqiptarë që të mos i hyjnë një aventure, duke u larguar nga Shqipëria për të gjetur azil në vendet e Bashkimit Europian.

Sepse kjo është, në të gjitha rastet, tërësisht e pamundur. Që do të thotë të ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë se nisja e tyre me shpresën për të gjetur azil në vendet e Bashkimit Europian është një përpjekje që më shumë shpenzon energjitë dhe paratë e tyre, sesa mund të hapë ndonjë rrugë për një të ardhme ndryshe.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat