PDK-ADK, koalicion me mazhorancën

Shqipëria

PDK-ADK, koalicion me mazhorancën

Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:00

Partia Demokristiane nuk do të dalë e vetme në zgjedhje, por do t'i bashkohet mazhorancës. Vetë kreu i kësaj partie, Nard Ndoka deklaroi sot se do të rreshtohet krah koalicionit të majtë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Ndoka e quajti të pamundur bashkëpunimin me Partinë Demokratike, pasi sipas tij, nuk u ka lënë asnjë hapësirë kristiandemokratëve. Ai u shpreh se bashkëpunimi me PS-në do të bëhet si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal.

"PD nuk u la asnjë hapësirë demokristianëve", u shpreh Ndoka.

Po sot, kreu socialist, Edi Rama zhvilloi një takim me kreun e Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, për të diskutuar për një marrëveshje për zgjedhjet. Pas takimit, Bushati ka vendosur të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Vetë Bushati u shpreh se ADK do të marrë pjesë në zgjedhje me kandidatët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat