Meta në Itali, merr pjesë në konferencën e kryeparlamentarëve

Shqipëria

Meta në Itali, merr pjesë në konferencën e kryeparlamentarëve

Më: 20 prill 2015 Në ora: 16:55

Ka nisur sot në Romë konferenca e kryeparlamentarëve të vendeve të Bashkimit Evropian.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndodhet prej dy ditësh në Romë, për të marrë pjesë në punimet e konferencës. Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një takim të këtij niveli, me statusin e vendit kandidat.

Gjatë qëndrimit në Romë, kryeparlamentari Meta do të pritet nga homologët italianë Laura Boldrini dhe Pietro Grasso, ndërsa do të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të tjerë evropianë, që marrin pjesë në konferencë.

Kryetari i Kuvendit gjatë vizitës së tij, shoqërohet nga deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Fatmir Toçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat