Basha prezanton Voltana Ademin në Shkodër: Zëri juaj në Kuvend

Shqipëria

Basha prezanton Voltana Ademin në Shkodër: Zëri juaj në Kuvend

Më: 19 prill 2015 Në ora: 13:40

Lideri demokrat, Lulzim Basha, prezantoi sot në Shkodër kandidaten e aleancës së djathtë, Voltana Ademi, e cila do të përballet më 21 qershor me kandidaten e majtë, Keti Bazhdari.

Gjatë prezantimit Basha tha se, Shkodrën e pret një sfidë jo e vogël, pas ka kapërcyer zullum pas zullumi për t’i dhënë shansin Shkodrës të ecë përpara Teksa prezantoi Voltana Ademin, Basha akuzoi kandidaten e zgjedhur nga PS-ja, Keti Bazhdarin, duke i cilësuar sjelljet e saj si ‘ekstravagante dhe prej pelivani’. Sipas tij, pasi kësaj kandidature fshihet dyshja Rama-Meta.

“Pas takimit tonë për të përkujtuar Shkodrën martire, vi një ditë të bukur këtu, në këtë shesh historik, kësaj zemre, krenarisë për një lajm të gëzueshëm, që dua ta ndaj me ju. E keni bërë ju me zemrën tuaj, e me kërkesat tuaj, me aprovimin tuaj, për të përcaktuar së bashku garuesin e opozitës shqiptare në zgjedhjet vendore të historisë dhe traditës, shansin të ec përpara me qytetarët e saj. Për taksa të ulëta, për punimin dhe qytetari, një sfidë kjo jo e lehtë. Ndaj, sot jemi mbledhur jo vetëm për ti dhënë zë dëshirës tuaj, për kandidatin tonë të ardhshëm, por për të filluar sot së bashku një aksion politik, që bashkon të djathtë e të majtë.

Kjo, pasi zgjedhjet janë sfidë për çdo shqiptarë. A do të pranojmë të djathtë apo dhe të majtë, vazhdimin e xhepave të shtrydhur. Vota e 21 qershorit është një armë në dorën e çdo shkodrani dhe çdo shqiptari. Kjo për ti thënë oligarkëve Rama-Meta se Shkodra e shqiptarët nuk e durojnë dot më këtë poshtërim. Njësoj si gjithë Shqipërisë, thonë se jemi mirë.

Kanë sjellë për kandidat, Rama-Metën, me një fytyrë dhe një sjellje ekstravaganti prej pelivani. Që duhej një pelina që para dy vitesh i thoshte Metës hajdut, e tani e mbështet. Është e përcaktuar kandidatja Rama-Meta, për ata. Arsyeja më e mirë është bija e Shkodrës, ekspertja e shqyrtuar e pushtetit vendor. Zëri i juaj i deritanishëm në parlamentin e Shqipërisë, që nuk e ka braktisur Shkodrën dhe është kujdesur për ta. Nesër do të mbështes më shumë dhe do luftojë më tepër për këtë qytet”, theksoi Basha.

Koalicionin dhe qeverisjen Rama-Meta Basha e ka cilësuar si një të keqe që gatuan me arrogancë krizën ekonomike. Referuar eksodit, Basha ka thënë se ne jemi në krye të listës si azilkërkues në vendet e Evropës pas Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat