Asgjësohen 4 mijë rrënjë kanabis

Shqipëria

Asgjësohen 4 mijë rrënjë kanabis

Më: 18 prill 2015 Në ora: 19:25

Rreth katër mijë rrënjë kanabis u zbuluan dhe më pas u asgjësuan në fshatin Tragjas të Vlorës.

Bimët narkotike u zbuluan gjatë një aksioni të ndërmarrë nga policia për asgjësimin e narkotikëve. Bimët narkotike ishin rreth gjysmë metri të gjata dhe ishin vendosur në kubikë, gati për kultivim.

Gjithashtu në afërsi të vendit ku u zbuluan bimët narkotike u konstatua edhe një siperfaqe toke e punuar në disa parcela, ku dyshohet se do të vendosej bima narkotike.

Policia është vënë në kërkim të dy personave, Hajro Gjonzeneli 44 vjeç dhe Ligor Fejzaj 52 vjeç. Aktualisht po kruhen kontrolle nëpër banesa, për gjetjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat