Pjerin Ndreu: Didi, viktimë e politikës. Këtë gjë e kam provuar mbi kurrizin tim

Shqipëria

Pjerin Ndreu: Didi, viktimë e politikës. Këtë gjë e kam provuar mbi kurrizin tim

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:37

Deputeti Pjerin Ndreu, i cili ka qenë ish-drejtues i lartë policie para 2015-s, thotë se Artan Didi është viktimë e politikës, për shkak të presioneve dhe shpifjeve nga ana e opozitës.

Ai thotë se e ka provuar vetë mbi kurriz presionin e PD-së, çka e ka detyruar edhe atë të japë dorëheqjen.

“Prej 23 vjetesh mbi shpatullat e brishta te oficereve te policise vazhdon te derdhet pa meshire vreri i politikes tone! Cdo e keqe ka nje fajtor, policin! Dhe eshte ai, pra polici yne, qe vazhdon te laje kusuret e papergjegjshmerise se presioneve politike!

Megjithese eshte institucioni me i perkushtuar e qe ka prodhuar me shume se askush tjeter te mira per kete vend, institucioni qe ka lene mbi 250 te vrare e qindra te plagosur, qe nuk ka lene asnje kriminel pa arrestuar nje, dy apo shume here, Policia e Shtetit eshte shenjestra ku shfryhen mllefet e politikes!

Kjo politike vjen pikerisht nga stani i llumit te PD qe beri drejtues policie marangoze, muratore, kaldaiste, zooteknike, agronome etj, duke e kthyer policine e shtetit ne parcele eksperimentale qe krimi te livadhiste si ti donte qejfi !

Artan Didi eshte viktima e radhes megjithese e kaloi me shume lavdi periudhen e drejtimit te Policise Shtetit!

Si ish-drejtues i larte policie, i pari qe kam dhene doreheqjen nen presionin e politikes se kriminalizuar jam ne krah te Didit duke kerkuar pergjegjshmeri nga politika qe drejtuesit e policise te mos hidhen ne rruge si lecka sepse jane nje aset qe shtety yne i ka me pakice!

Doreheqja e tij gjithsesi eshte akt qytetarie e pergjegjshmerie por qe flet shume per ata qe duan ta kuptojne!”, shprehet Ndreu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat