Ambasadori Lu dhe ministrja Kodheli vizitojnë anijen e flotës amerikane

Shqipëria

Ambasadori Lu dhe ministrja Kodheli vizitojnë anijen e flotës amerikane

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:24

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu dhe Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli vizituan sot anijen USS Forrest Sherman të ankoruar në Vlorë. Anija është pjesë e Flotës së Gjashtë të Marinës së Shteteve të Bashkuara, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunuese me Marinën Shqiptare.

Kjo marrëdhënie përfshin edhe ushtrime të vazhdueshme ndërmjet anijeve tranzit të flotës së Shteteve të Bashkuara dhe Marinës shqiptare. Këto ushtrime përmirësojnë ndërveprimin tonë si dhe forcojnë aftësinë tonë të përbashkët për të siguruar kufijtë e detit Adriatik dhe Jon.

“Lidhja midis dy forcave tona detare është vetëm një nga aspektet e shumta dhe jetëgjatë të marrëdhënies midis ushtrive të dy vendeve tona, shembulli më i fundit i së cilës është shërbimi dhe sakfrifica jonë e përbashkët në Afganistan, si pjesë e misionit të qëndrueshëm të NATO-s atje," tha ambasadori Donald Lu, gjatë vizitës së tij në anijen USS Forrest Sherman ankoruar në Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat