Rama i blinduar, 4 truproja nga RENEA

Shqipëria

Rama i blinduar, 4 truproja nga RENEA

Më: 31 mars 2015 Në ora: 09:23

Ngjarjet e fundit kanë bërë që kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri të shtojnë masat e sigurisë rreth vetes.

Kjo u pa edhe ditën e djeshme.

“Sot” raporton se Rama dhe Tahiri kanë larguar gardistët dhe kanë marrë nga katër truproja secili nga reparti special RENEA.

Burimet nga policia thonë se në fakt kjo është pjesë e një strategjie për rritjen e sigurisë ndaj personaliteteve.

Ata thonë se siguria është rritur edhe për deputetët dhe zyrtarë të tjerë.

Më herët ka pasur spekulime në rrjet nëse Edi Rama ka nisur të veshë një jelek antiplumb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat