Rama-Meta-Idrizi vendosin për 17 bashki, Tirana dilemë

Shqipëria

Rama-Meta-Idrizi vendosin për 17 bashki, Tirana dilemë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 21:50

Tirana mbetet dilema e madhe e së majtës për përzgjedhjen e kandidatit më të mirë për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Burimet bëjnë të ditur se së fundmi është rënë dakord për dy emra; deputeti i majtë dhe ish ministri i Kulturës Blendi Klosi dhe ministri aktual i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj.

Kryeministri dhe kryetari i PS-së Edi Rama ka diskutuar për disa orë pasditen e sotme me deputetët e qarqeve për përzgjedhjen e emrave që do të kandidojnë si kryetar bashkish në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Pas takimeve të zhvilluara sot edhe me Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin,( i cili u bashkua me të majtën në këto zgjedhje), janë konfirmuar emrat për 17 bashki të vendit, ndërkohë që vijojnë diskutimet për Tiranën; Vlorën; Lushnjen, Shkodrën.

Bashkitë Kandidatët Partia

1. Durrës Vangjush Dako PS

2. Korçë Sotiraq Filo PS

3. Kavajë Elvis Rroshi PS

4. Himarë Gjergji Goro PS

5. Lezhë Vitor Tushe LSI

6. Fier Armando Subashi PS

7. Elbasan Qazim Sejdini PS

8. Kukës Hasan Halili LSI

9. Kamëz Safet Gjici PS

10. Tepelenë Tërmet Peçi PS

11. Klos Xhevdet Reçi PS

12. Peshkopi Shukri Xhelili PS

13. Çorovodë Nesim Spahiu LSI

14. Rrëshen Ndue Ndoci PS

15. Rrogozhinë Nuredin Bushi PDIU

16. Peqin Sajmir Hasalla PDIU

17. Konispol Mimoza Arapi PDIU

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat