“Oferta jonë, për të shporrur banditët nga zyra”

Shqipëria

“Oferta jonë, për të shporrur banditët nga zyra”

Më: 29 mars 2015 Në ora: 11:58

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë thirrje nga qyteti i Kukësit që populli të ngrihet kundër qeverisë që e zhyti në varfëri.

Në protestën për “pasigurinë dhe varfërinë në vend”, Basha ka bërë thirrje që njerëzit të përqafojnë ofertën e re të PD.

“Me ofertën tonë të re do të shporrim banditët nga zyra”, ka thënë Basha.

Ai ka sulmuar edhe kreun e Kuvendit Ilir Meta duke thënë se “Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve”.

Basha ka sulmuar mazhorancën edhe për rastine deputetit Frroku duke thënë se ishte në dijeni kohë më aprë të çështjes së tij por nuk ka dashur të reagojë.

Basha ka akuzuar qeverinë se ka zhytur vendin në varfëri dhe nëse do të kishte qeveri ateherë do të kishte dëgjuar zërin e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat