Frroku në kërkim, Llalla: Dje u informova nga qeveria

Shqipëria

Frroku në kërkim, Llalla: Dje u informova nga qeveria

Më: 29 mars 2015 Në ora: 09:00

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se vetëm dje (pardje) është informuar nga qeveria për faktin se deputeti Mark Frroku ishte në kërkim nga drejtësia belge.

Prokuroria ka dërguar menjëherë kërkesën në Këshillin Rregullues të Mandateve dhe Imuniteteve për të arrestuar Frrokun për llogari të Belgjikës.

Kështu pas arrestimit të parë Frroku rrezikon të vihet sërish në pranga dhe nëse jepet aprovimi për arrestimin e tij nga Kuvendi, pritet të nisin procedurat e ekstradimit.

Frroku akuzohet për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe është dënuar me 10 vite burg, siç thuhet në kërkesën e dërguar nga Interpolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat