Vlorë, Naço inspektim në ZVRPP: Masa punonjësve që s’ishin në punë

Shqipëria

Vlorë, Naço inspektim në ZVRPP: Masa punonjësve që s’ishin në punë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:16

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjen ZVRPP në Vlorë të boshatisura. Gjatë inspektimit të pa lajmëruar ministri konstatoi mungesën e punonjësve, për të cilët urdhëroi marrjen e masave.
Minsitri Naço vuri në dukje se edhe kushtet e punës të cilat lënë për të dëshiruar.
Më herët Ministri Nasip Naço ka qenë në analizën vjetore të gjykatave të Vlorës, ku shprehu besimin tek organet e akuzës për zbardhjen e çështjes “Doshi” dhe se nuk duhet të ndikohen nga presionet politike.
Ministri i Drejtësisë ka pranuar se në infrasktrutura në sistemin gjyqësor lë për të dëshiruar, ndërsa informoi se në Lundër po finalizohet arkivi i unifikuar i gjykatave një investim prej rreth 3 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat