Masa ndaj 67 punonjësve të OSHEE-së, lejuan lidhjet e jashtëligjshme

Shqipëria

Masa ndaj 67 punonjësve të OSHEE-së, lejuan lidhjet e jashtëligjshme

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:35

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kërkuar marrjen e masave administrative për 67 punonjës të saj, të cilët akuzohen për disa shkelje.

Ndaj punonjësve të saj elektricistë dhe faturistë OSHEE-ja ka kërkuar marrja e masave nga vërejtja deri tek pushimi nga puna dhe ndjekja penale.

Kjo pasi nga Njësia Operacionale Speciale (NJOS) pranë Task Forcës për energjinë, janë konstatuar me shkelje.

Në disa raste, është konstatuar se këta punonjës të OSHEE-së kanë toleruar konsumatorët të furnizohen me energji pa kontratë, nëpërmjet linjave të dyta si dhe me matës e kabllo jashtë kushteve teknike.

“Në zona të caktuara ku ushtrojnë detyrën këta punonjës, janë konstatuar dhe më pas verifikuar nga laboratori i certifikuar 3G, ndërhyrje në matësit e energjisë duke lejuar abonentët të abuzojnë me energjinë elektrike.

Njësia Operacionale Speciale ka evidentuar edhe raste abuzimi ku punonjës të OSHEE-së nuk kanë raportuar gjendjen e matësit jashtë kushtit teknik, apo kanë faturuar afrofe abonentë që ndërkaq ishin të pajisur me matës” thuhet në njoftimin e ministrisë së Energjisë.

Njoftimi mbyllet duke shprehur vendosmërinë për zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë punonjësve të OSHEE-së që abuzojnë me detyrën dhe bashkëpunojnë në vjedhjen e energjisë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat