Llalla: Hetimet nga Krimet e Rënda. Beci asnjë koment për “Doshin”

Shqipëria

Llalla: Hetimet nga Krimet e Rënda. Beci asnjë koment për “Doshin”

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:20

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, komentoi dje nga Fieri çështjen e deputetit, Tom Doshi. “Çështja po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ata kanë kompetencën për të dhënë detaje. Këtu jemi në Fier dhe jo në Tiranë, ndaj s’kemi ose themi më shumë për këtë çështje”.

Kjo ka qenë përgjigja që Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i ka dhënë interesit të gazetarëve lidhur me këtë çështje. Llalla ishte në Fier për të parë nga afër punën e Prokurorisë në këtë qytet. Ndërkohë për herë të parë pas përmendjes së emrit të tij si i implikuar në vrasjen e pretenduar të Tom Doshit, ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, u shfaq publikisht. Ai shoqërohej nga kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili e prezantoi në Prokurorinë e Elbasanit, dy ditë pasi u shkarkua nga posti i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda.

Pasi ka bërë një prezantim të shkurtër të Becit gjatë fjalës para mediave Llalla fillimisht ka dashur të theksojë faktin se Eugen Beci është lëvizur në këtë pozicion në kuadër të rifreskimit të strukturave pa e lidhur atë me çështjen Doshi. Lidhur me çështjen e deputetit Doshi, kryeprokurori Adriatik Llalla ka theksuar faktin se kjo çështje mbetet nën hetim dhe se kjo problematike nuk i përket Elbasanit.

Vetë Eugen Beci, s’ka thënë asgjë për videon ku ai shfaqet me porositësit e pretenduar nga Doshi për vrasjen e tij. Më herët, ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beci zhvilloi një takim me Presidentin, Bujar Nishani.

Një ditë pas shkarkimit nga post i rëndësishëm dhe pas publikimit të një video nga deputeti Tom Doshi, që sipas tij e implikon në vrasjen e tij ka, Beci shkoi në Presidencë për të takuar Nishanin. Mësohet se takimi u zhvillua në lidhje me situatën e ditëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat