Reshjet e borës, bllokohen rrugët rurale në Dibër

Shqipëria

Reshjet e borës, bllokohen rrugët rurale në Dibër

Më: 6 mars 2015 Në ora: 08:47

Moti i keq me reshje bore e reshje shiu ka përfshirë vendin, duke shkaktuar problematika në dosa zona, sidomos me mungesën e energjisë elektrike.

Në qarkun e Dibrës ka pasur reshje bore të dendura dhe sipas të dhënave trashësia i ka kaluar 30 cm. Mësohet se rrugët rurale në zonat e thella të qarkut janë të bllokuara dhe prej orëve të para të mëngjesit po punohet për zhbllokimin e tyre.

Ndërkohë që nuk raportohet për probleme në rrugën nacionale. Në komunën Zerqan mungon prej orësh energjia elektrike.

Në Kukës raportohen të bllokuara rrugët e komunave Arrën, Kalis, Grykëçaj ndërsa akset e rretheve Has dhe Tropojë funksionojnë vetëm me zinxhirë.

Raportohet se në Tropojë mungon energjia elektrike për shkak të një defekti në linjën 110 Kv. Reshje të dendura bore ka pasur edhe ne Pukë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat