Sterkaj: Doshin e përdorën. Bashkëpunoi me Priftin

Shqipëria

Sterkaj: Doshin e përdorën. Bashkëpunoi me Priftin

Më: 5 mars 2015 Në ora: 12:20

Fjala e deputetit socialist, Paulin Sterkaj, u prit me interes nga deputetët e pranishëm në seancë.

Kjo për shkak të miqësisë së tij me deputetin Tom Doshi.

“Më ka humbë durimi, sepse shoh se çfarë mbrojtje po bën opozita. Doshi i ka bërë akuzat transparente dhe po bashkëpunon me drejtësinë. Më vjen shumë turp për zotin Berisha. Kam dëgjuar se në parlamentin italian është futur një komedian. Kurse këtu vijnë si politikanë dhe përfundojnë si komedianë,” tha Sterkaj.

“Berisha më njef edhe oficer policie, edhe deputet, që votova presidentin, më njeh edhe për qëndrimet e mia ndaj korrupsionit. T’ia lëmë drejtësisë këtë çështje,” tha Sterkaj.

Më pas ai rrëfeu për një takim, ku Doshi i kishte treguar për skenarin për vrasjen.

“Tomë, shih mirë se nuk ka kush me të vra”. Tomë, po të përdorin”,” mësohet t’i ketë thënë Sterkaj.

“Ky paska qenë një bashkëpunim me ish- drejtorin e KESH-it, që ka dalë nga njerëzit më të pasur në Shqipëri,” tha ai duke iu referuar Dritan Priftit.

“Të gjithë vlonjatët e dinë qëndrimin që kam mbajtur ndaj urdhrave të paligjshëm që më kanë ardhë në vitin 1997,” deklaroi Sterkaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat