Mediu: Pse Tahiri nuk e arrestoi më parë killerin?

Shqipëria

Mediu: Pse Tahiri nuk e arrestoi më parë killerin?

Më: 4 mars 2015 Në ora: 16:38

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që implikonte në “çështjen Doshi” edhe kreun e PR, ka qenë ky i fundit, Fatmir Mediu që ka dalë në konferencë ku ka akuzuar qeverinë se është duke u munduar të manipulojë opinionin publik.

Mediu ka sqaruar se Fatjon Skënderi ka qenë shofer i Partisë Republikane nga viti 1991 deri në vitin 1993 dhe më pas nuk ka pasur të bëjë me këtë parti.

Kreu i PR-së, pyet Tahirin se pse nuk e kishte arrestuar më parë killerin e pretenduar.

“Qeveria pas deklaratës së Tom Doshit është përpjekur për të manipuluar opinionin publik.

Atë që nuk e bëri për 6 muaj, pretendon se e ka bërë për 2 ditë.

Kjo është sjellja e ish-Sigurimit.

Në mënyrë të paturpshme ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri donte që të lidhte dhe emrin tim.

Fatjon Skënderi ka qenë një shofer i PR-së, nga viti 1991-1993 dhe është larguar në këtë vit.

Unë kam shkuar në Partinë Republikane në vitin 1992 dhe nga viti 1991 e deri në vitin 1998 kryetar i PR-së ka qenë Sabri Godo.

Deklarata e Saimir Tahirit janë vetëm për të manipuluar opinionin publik.

Tani unë kam dy pyetje për Tahirin:

Pse ministri Tahiri dhe qeveria dalin sot pas 6 muajsh bëjnë të ditur, pse janë ulur me njerëz, killerin e pretenduar?

Pse Saimir Tahiri nuk e ka arrestuar killerin e pretenduar siç ka bërë tani pas 6 muajsh?

Ky shtet ka marrë fund nga mënyra si funksionon”, tha gjatë konferencës për median, kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat