TAP hap kontratat për ndërtimin e seksionit detar të tubacionit në Detin Adriatik

Shqipëria

TAP hap kontratat për ndërtimin e seksionit detar të tubacionit në Detin Adriatik

Më: 4 mars 2015 Në ora: 10:04

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka hapur dy kontrata para kualifikimi për ndërtimin e seksionit detar të tubacionit prej 105 km në Detin Adriatik. Thellësia më e madhe e shtrirjes së tubacionit do të jetë 820 metra. Para kualifikimi i parë përfshin punimet e Inxhinierisë, Prokurimit, Ndërtimit dhe Instalimit (EPCI) për seksionin detar të tubacionit me diametër 36 inch (90 cm) midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore. F

ushëveprimi i EPCI-së përfshin gjithashtu veprat civile përkatëse të hyrjes dhe daljes në tokë si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, si edhe veprimtaritë e studimit, studimit të fundit të detit dhe para testimit. Procesi i dytë i para kualifikimit ka të bëjë me furnizimin me tubat detarë dhe veshjen e tyre. Fushëveprimi i punës është i ndarë në tre lote. Detajet e veçanta të njoftimeve të kontratave mund të gjinden në Shtojcën e Gazetës Zyrtare të BE-së – Tenders Electronik Daily (TED).

Knut Steinar Kvindesland, Drejtor Prokurimesh për TAP tha: “Jam me të vërtetë i kënaqur të ftoj kompanitë, përfshirë ato që veprojnë në vendet pritëse të TAP-it, të shprehin interesin e tyre në lidhje me dokumentacionin e parakualifikimit tashmë të mundësuar në TED. Përzgjedhja e furnitorëve të mundshëm do të mbetet rigoroze, duke i dhënë rëndësi të veçantë përmbushjes së standardeve të Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit si dhe angazhimit të faktuar të TAP-it për politikën e tij për asnjë dëmtim.” Në vijim të fazës së përzgjedhjes, TAP-i synon të nxjerrë ftesat përkatëse për Tender (ITT) për ndërtimin e pjesës detare brenda muajit maj 2015. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë.

Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut. Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimevetëhuajadirektedhesiprojektnukvaretngagrantetaposubvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë. Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat