PD dorëzon në Kuvend kërkesën për interpelancë me Kryeministrin Rama

Shqipëria

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për interpelancë me Kryeministrin Rama

Më: 2 mars 2015 Në ora: 09:58

Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me dhunën e ushtruar të shtunën ndaj studentëve për të ndërprerë grevën e urisë në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike.

Kërkesa për interpelancë është firmosur nga 7 deputetë të PD-së.

Përmes një deklarate, kreu i opozitës, Lulzim Basha tha dje se “Edi Rama ka hedhur në erë çdo garanci për bashkëjetesë demokratike, duke mbyllur me dhunë një grevë studentësh, duke shoqëruar me dhunë në komisariat grevistët e duke i dhunuar në qeli.

Sipas tij, Edi Rama ka vendosur pra të mos lejojë protestën, mendimin ndryshe, kundërshtimin e qeverisë së tij. Ka vendosur me dhunë të ndalojë vlerën më themelore në demokraci, oksigjenin e saj, që është e drejta për t’u organizuar, për të shprehur kundërshtimin me qeverinë, për të kërkuar drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat