Basha: Ndërprerja e grevës, një sulm banditesk

Shqipëria

Basha: Ndërprerja e grevës, një sulm banditesk

Më: 1 mars 2015 Në ora: 13:07

Kryetari i PD ka folur në lidhje me ndërprerjen forcërisht të grevës së urisë duke akuzuar qeverinë se nuk po i trajton si qenie humane.

“Studentët nuk janë anëtarë të PD-së. Ata thjesht po kërkojnë të drejtën e tyre për t’u arsimuar në kushte të barabarta, por cubat e Edi Ramës i nxorrën forcërisht nga greva”, tha Basha.

Basha tha se është kontradiktore që njeriu që ka bërë grevën më të shëmtuar në historinë e Shqipërisë del kundër grevistëve.

Ai shtoi se në greve nuk janë vetëm studentët e Universitetit të Tiranës por edhe ata të Peshkopisë dhe të shumë universiteteve të tjera që u mbyllën dhe nuk kanë mundësi të paguajnë.

“Policia e kreu deri në fund porosinë e Ramës duke nxjerrë me dhunë studentët në një orar që nuk do të ishte e mundur të filmohej nga mediat, në një kohë dhe mënyrë banditeske. Ne dënojmë rëndë këtë ngjarje dhe i kërkojë prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet lidhur me të”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat