Ndërpritet greva e studentëve të mjekësisë, policia i nxjerr nga Fakulteti

Shqipëria

Ndërpritet greva e studentëve të mjekësisë, policia i nxjerr nga Fakulteti

Më: 1 mars 2015 Në ora: 08:37

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë u nxorën në orët e para të ditës së sotme nga greva. Rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të diele, policia e kryeqytetit ndërhyu duke i dhënë fund kështu grevës së urisë.

Grevistët janë studentë të transferuar nga universitetet private të mbyllura nga Ministria e Arsimit për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore dhe cilësore.

Këta studentë kërkojnë që tarifa e tyre studentore prej 2 milionë e 300 mijë lekësh të vjetra, të barazohet me tarifën e studentëve të shtetit, duke kërkuar në këtë mënyrë trajtim të barabartë.

40 studentët që kishin hyrë në grevë janë transferuar nga universitetet private në vend tek Universiteti i Mjekësisë. Ata kërkojnë barazi në tarifa me studentët e tjerë. Policia shoqëroi drejt komisariatit grevistët të cilët kishin nisur prej dy ditësh grevën e urisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat