Pezullohet edhe testimi i mjekëve MSH: Gati dosja pse duhet bërë!

Shqipëria

Pezullohet edhe testimi i mjekëve MSH: Gati dosja pse duhet bërë!

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 20:59

Pas pezullimit të testimit të infermierëve, Ministria e Shëndetësisë është tërheuqr edhe për testimin e mjekëve. Burime nga ky dikaster, bëjnë me dije se një gjë e tillë nuk lidhet me ndonjë veprim të Gjykatës Administrative, por është iniciativë e vetë ministrit Beqaj.
“Meqenëse Gjykata Administrative vendosi pranimin e padisë së Urdhrit të Infermierëve, e njëjta logjikë do të ndiqet edhe për mjekët. Kemi vendosur që testimin për këta të fundit ta shtyjmë”, thonë burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për A1 Report.
Megjtihatë, ky dikaster paralajmëron se do të bëhet gati për përgatitjen e arumenteve se pse testimi duhet bërë. Por, nëse Gjykata vendos përfundimisht që ky testim të mos bëhet, atëherë Ministrisë së Shëndetësisë do t’i duhet të rishohë edhe një herë bazën ligjore të proceseve të zhvillimit të burimeve njerëzore, të vlerësimit të njohurive, të edukimit në vazhdim dhe të testimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat