Nishani: Reforma në sistemin e drejtësisë, jo në bazë të militantizmit partiak

Shqipëria

Nishani: Reforma në sistemin e drejtësisë, jo në bazë të militantizmit partiak

Më: 27 janar 2015 Në ora: 16:36

Reforma në sistemin e drejtësisë, sipas Presidentitë të Republikës Bujar Nishani kërkon vullnet politik. Por, ai theksoi se reforma e nisur në Parlament nuk duhet të kryhet me qëllimin e përqendrimit të pushteteve në një dorë të vetme.

Ndryshimet ligjore, që prekin gjithë ngrehinën e sistemit të drejtësisë, për Presidentin e Republikës, duhet të jetë larg militantizmit politik.
Me cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani apeloi për një reformë që garantojnë demokracinë dhe pavarësinë e institcioneve të drejtësisë, dhe jo varësinë e tyre nga një pushtet tjetër.
Por ndryshimet ligjore nuk duhet të prekin vetëm gjyqësorin, tha kreu i shtetit.
Në Konrerencën me temë: “Komisioni i Venecias dhe Shqipëria, dinamizmi i legjislacionit shqiptar, drejt standardeve europiane”, Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, vuri theksin tek respektimi i të drejtave të opozitës dhe masat për dekriminalizimin e Parlamentit.
“Demokracia nuk lejon sundimin e shumicës. Shumica nuk duhet të shfrytëzojë pozitat e saj. Duhet të ketë ekuilibrim të të drejtave mës shumicës dhe pakicës. Ndërkohë që opozita duhet të ushtrojë detyrat e saj në mënyrë konstruktive, pasi bllokimi i Parlamentit, do të thotë mosfunksionim të opozitës. Partitë të zgjedhin kandidatët pa problem dhe për pasojë dekriminalizimi do të ketë efekt nëse kjo gjë do të funksionojë. Nëse të gjitha partitë bashkohen mbi parimet e ndershmërisë, efektet e dekriminalizimit do të ndihen menjëherë”, tha ai.
Konferenca organizohet, ndërkohë që në Kuvend është ngritur komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat