Vlorë, dhuna në familje ende problem privat, 38 krime në familje në 2014

Shqipëria

Vlorë, dhuna në familje ende problem privat, 38 krime në familje në 2014

Më: 25 janar 2015 Në ora: 08:17

Dhuna në familje ende vazhdon të trajtohet nga shumica e popullsisë si një problem privat. 38 krime ne familje janë evidentuar nga drejtoria e policise së qarkut të Vlorës gjatë vitit që lamë pas.
Sipas qytetarëve shtimi i rasteve të dhunës vjen nga papunësia dhe kushtet e vështira ekonomike.
Sipas koordinatores për rastet e dhunës pranë bashkisë, nga gjykata e Vlorës janë ndjekur 95 raste të dhunës në familje, gjatë vitin 2014.
Faktorët ekonomikë e socialë vazhdojnë të shihen si shkaktarët kryesore që çojnë drejt agresivitetit edhe brenda familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat