Nishani: Një kardinal shqiptar, vitin që vjen

Shqipëria

Nishani: Një kardinal shqiptar, vitin që vjen

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 14:43

Presidenti i vendit Bujar Nishani uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë, për Krishtlindje sa më të bukura dhe të gëzuara për të gjithë.

Nga ambientet e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, Presidenti Nishani uroi që viti që vjen të jetë, edhe më i mbarë për të gjithë qytetarët shqiptarë, ndërsa shprehu dëshirën e tij që viti që vjen, të kemi një kardinal shqiptar.

“Uroj që viti që vjen të jetë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarë, dhe do të drejtoj një lutje që besoj do t’i bashkohen të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, që vitin që vjen të kemi një kardinal shqiptar. Gëzuar dhe Krishtlindje të bukura për të gjithë”, u shpreh Nishani.

Sot kremtohet lindja e Krishtit nga të gjithë besimtarët e krishterë në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat