Ambasada amerikane uron shqiptarët për Krishtlindje

Shqipëria

Ambasada amerikane uron shqiptarët për Krishtlindje

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 09:15

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar sot të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Përmes një kartoline me pamje nga ambasada, faqja zyrtare e ambasadës së SHBA në vendin tonë, uron shqiptarët “Gëzuar Krishtlindjet”.

“Gëzuar Krishtlindjet, nga Ambasada Amerikane në Tiranë – Merry Christmas, from the United States Embassy in Tirana“, shkruhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Mbrëmjen e djeshme, ambasada ka përcjellë edhe një mesazh urimi nga ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, që mbante mbishkrimin e tij dhe të familjes:

“Gëzuar Festat për të gjithë shqiptarët, nga Ambasadori Arvizu dhe familja e tij -- Happy Holidays to all the Albanian people, from Ambassador Arvizu and his family”.

Pas largimit të ambasadorit Arvizu, diplomacia amerikanë në Shqipëri do të drejtohet nga Donald Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat