Shpërfillet urdhri i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Shqipëria

Shpërfillet urdhri i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:47

Urdheri i ministrit te Brendshem Saimir Tahiri per lirimin e hapesirave publike te zena nga automjetet duket se nuk i ka bere pershtypje as efektiveve te policise ne komisariatin numer tre ne Tirane.
Prane trotuarit prej kohesh vazhdojne te qendrojne makinat e sekuestruara nga vete uniformat blu.
Asgje nuk ka ndryshuar dhe ne bulevardin Zogu i Pare.
Tabelat njoftojne se automjetet jane ne shitje, por kjo nuk bie ne syrin e institucioneve pergjegjese.
Ne rrugen “Hoxha Tasin” eshte e njejta pamje.
Treg i jashteligjshem automjetesh vijon te jete edhe sheshi prane stadiumit “Dinamo”.
Makinat ne shitje gjenden thuajse ne cdo rruge te kryeqytetit duke u kthyer ne shqetesim per qarkullimin dhe u bere pengese per parkimin
Ne prill Ministri I Brendshem pati urdheruar qe per 30 dite te merreshin masa per lirimin e parkimeve nga mjetet qe qendrojne aty per me shume se 15 dite dhe ato qe mbajne tabelen shitet, kane kaluar rreth tete muaj dhe ne Tirane vijone te jete e njejta situate.
Urdherin ministri Tahiri ja pati derguar drejtuesve te pushtetit vendor dhe ne mungese te nje reagimi prej tyre kishte parashikuar marrjen e masave nga vete Policia e Shtetit, por tregu i jashteligjshem i automjeteve anes rruges duket se tashme nuk eshte me problem i policies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat