Inspektorati Mjedisor, 5 mln gjobë ARMO-s: Ndoti mjedisin

Shqipëria

Inspektorati Mjedisor, 5 mln gjobë ARMO-s: Ndoti mjedisin

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 11:44

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit gjobiti sot kompaninë "ARMO", pasi ka bërë shkarkime në lumin Gjanicë të Fierit.

Kompania e naftës është gjobitur me pesë milionë lekë për shkeljet e bëra. Nisur nga kontrolli i ushtruar ndaj kompanisë, inspektorati ka evidentuar shkeljet e bëra për shkarkimet e mbetjeve të hidrokarbureve në lumin Gjanicë, duke i shkaktuar një dëm ekologjik mjedisit përreth.

Mbetjet e kompanisë “ARMO” prej kohësh janë kthyer në shqetësim për banorët e zonës, veçanërisht për Ballshin. Banorët kanë kërkuar shpesh herë ndihmën e qeverisë për të minimizuar dëmet që shkakton kjo kompani nga nxjerrja e naftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat