Berisha: Kolonel Demiraj, nuk ka vend për ju në shtëpinë e Edi Rames

Shqipëria

Berisha: Kolonel Demiraj, nuk ka vend për ju në shtëpinë e Edi Rames

Nga: H.Orana Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:08

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për lirimin nga detyra të ushtarakut dhe kolonelit Dritan Demiraj.

Berisha vlerësoj jashtë mase punën e kolonelit Demiraj dhe tha se në “shtëpinë” e Edi Rames nuk na vend për ju.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Kolonel, ju dhe jo vetem ju, per ata jeni alien. Ne shtepine e tyre nuk ka vend per ju, por madje, as dhe per hakun e perendise.
Te dashur miq. Dje, Edi Rama, liroi nga detyra ushtarakun me te pergatitur, me te perkushtuar, me te stervitur dhe me te dekoruar per akte trimerie, burrerie, aftesie ne kohe paqe por dhe direkt ne front lufte, Kolonel Dritan Demiraj. Kolonel Demiraj u lirua nga detyra mbi bazen e nje akti tipik per shtepine e tyre pra, sojin e tyre, mashtrimi te paskrupullt. Ai eshte akuzuar nga Rama, zedhenesit e tij ne ushtri, superkonfidentja Kodheli dhe gjeneral Trafiku se eshte larguar jashte shteti pa leje. Nderkohe qe Koloneli cdo largim jashte shteti e ka bere me leje dhe jo vetem me goje, por me shkrim.
Koloneli komandoi per vite te tera njesine me luftarake, me eficente, me te njohur, me te vlersuar te ushtrise shqiptare ne tere historine saja. Vete ai dhe njesia qe ai komandonte, ka marre nga komandantet dhe kryekomandantet e trupave te NATO-s ne Afganistan, vleresimet me superlative. Qeverise shqiptare keto vlersime, per njesine tone te vogel ne fushbeteje, i jane shprehur ne menyre te perseritur nga komandante dhe qeveritare te vendeve partnere me:"shqiptaret jane me te miret, me te aftet dhe guximtaret, na duhen me shume si ata".
Djemte e kesaj njesie operuan ne kushte te veshtira te atilla sa qe imagjinata nuk i rroke dote. Nga stacioni ku ishin vendosur ata niseshin, per dite dhe nete te tera, ne shkrepat e thepisura, shpellat e pafundme te maleve te Afganistanit. Atyre sa kohe qe ndejten aty armiku nuk ju pa ndonjehere shpinden, por ne çdo mision u lemerit nga shenjestra e pagabueshme e tyre. Ata nuk ishin vetem heronjte e shkrepave te thepisura ne zonen me te rrezikshme te kesaj toke, por do ishin dhe miq te mire ne kasollet e fshatareve te thjeshte afgane, te cilve me respektin e palekundur ju kishin fituar zemrat. Ata derdhen dhe gjake ne token afgane.
Mirepo, kolonelin e bene naiv pasioni dhe dashuria e tij per ushtrine. Ai ende nuk e kupton se per ate nuk mund te kete vend ne shtepine e Edit, ministrave te tije qe vjedhin parate publike duke ju dhene tenderat firmave te burrave, vellezerve, motrave, baballarve te tyre makut dhe hajdute.
Kolonel Demiraj eshte naiv dhe nuk kupton se, per ate dhe sojne e tij njerezor, nuk ka vend ne shtepine Edit, ndrikullave, Mimrave dhe gjeneral Trafikut, qe vjedhin tenderat dhe pervetesojne pronat e ushtrise, apo te Gysve, Caneve lizave, mozave kuqalashe, denarve qe presin gjoba marremendese per tendera dhe per mosprishje shtepish, kerkojne marredhenie seksuale per vend pune madje dhe me te mitur, apo presin gjoba 3000-6000 euro per te fituar ose dhe mbajtur vendin e punes.
Duke ju uruar festat e fund vitit ju, i nderuar Z Dritan, dhe te gjithe ushtarakeve te ndershem shqiptare, me keqardhje me duhet t’ju them se: Kolonel nuk ke kujt ti shkruash. Ne shtepine e atyre nuk ka vend per njerez si ti. Per ata ti je nje alien, aty nuk ka vend as per hakun e perendise!!sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat