Edhe Rama i përgjigjet Arvizusë

Shqipëria

Edhe Rama i përgjigjet Arvizusë

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 09:40

Pas deklaratës së Arvizu i cili u bashkohej kritikëve të Edi Ramës së qeveria po nxitohet me aksionet e saj, është përgjigjur kryeministri.

Rama ka thënë se qeveria e tij nuk po punon shpejt, por më ngadalë se çduhet.

“Po punojmë më ngadalë se çduam dhe më ngadalë se çduhet. Vitin e ardhshëm do të bëjmë akoma më shumë. Do ulim koston e ngrohjes dhe do riciklojmë mbeturinat që mbushin lumenjtë. Me uljen e kostos së energjisë me 40 përqind edhe familjet do t’i paguajnë me më shumë kënaqësi faturat”, tha Rama nga qyteti i Korçës ku ishte për një inspektim në punimet e qendrës së re të qytetit.

Ai siguroi sipërmarrësit për mbështetje të mëtejshme dhe i quajti nostalgjikë sovjetikë gjithë kundërshtarët e kullës së re që po ndërtohet në Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat