Vlerësim qeveritar për parkun natyror të Divjakës

Shqipëria

Vlerësim qeveritar për parkun natyror të Divjakës

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:59

Në vlerësimet qeveritare për shpërblimet e fundvitit u veçua edhe administrata e parkut kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Puna e bërë në menaxhimin, ruajtjen dhe ripërtëritjen e këtij parku, kanë qenë në një nivel të lartë përgjegjësie. “Nga Drejtoria Pyjore e Lushnjes, shprehet Ardian Koçi, Drejtor i kësaj Drejtorie, renditja e stafit tone midis stafeve më të suksesshme në Shqipëri, tregon edhe një herë vlerësimin nga qeveria për punën tonë njëvjeçare për ruajtjen dhe administrimin e Parkut kombëtar Divjakë-Karavasta. Ky vlerësim rrit ambicjen tonë për ta shndërruar këtë Park në një park model jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë”, theksoi ai.

Parku i Divjakës është i veçantë në llojin e tij, pasi është i pyllëzuar kryesisht me pishë të butë si ato që gjenden në rrugët e Romës, me frashër, mërsinë dhe shelg, por brenda tij shumohen specie të rralla shpendësh e kafshësh si, pelikani kaçurrel, shapka e pyllit, fazani, gjitar si buajt dhe lopët e egra që dikur popullonin këtë pyll.divjaka Lopët e egra u shfarrosën në vitin 1997, por një projekt interesant ka filluar të funksionoje për rikthimin e tyre në gjëndjen e më parëshme të egër. Do të ishte një iniciativë interesante në qoftë se do të riktheheshin edhe “hergjeletë”, kuajt, në gjëndje të egër si dikur në këtë pyll. Drejtori i kësaj drejtorie, Ardian Koçi, është mjaft optimist per kete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat