Berisha: Rama, ky shkaktar i fatkeqësive kombëtare, riktheu eksodet e ‘91-shit

Shqipëria

Berisha: Rama, ky shkaktar i fatkeqësive kombëtare, riktheu eksodet e ‘91-shit

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 00:14

Berisha ka reaguar me një status në Facebook për ngjarjen e ndodhur sot në Vlorë, ku qindra qytetarë janë dyndur në mesditë në Portin e Vlorës për t’u nisur nga Italia drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Berisha ka fajësuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se ai është përgjegjës për rikthimin e eksodeve në vend, njëlloj si në vitet 1991.

“Edi Rama: me burg, burg, burg, hekura, hekura, shkatërrim, rrafshim dhe rrënim rilindi eksodet. Vizat drejt bllokimit! Edi Rama është ndjellës dhe shkaktar i fatkeqësive kombëtare. Njeriu që bërtet, jo nga spitali psikiatrik por nga zyra e kryeministrit dhe parlamenti i krimit, ne akcese skizoide; burg, burg, burg, hekura, hekura, hekura, rrenim, shkatërrim, rrafshim dhe që ka krijuar në burgjet dhe paraburgimet e Shqipërisë një situatë më çnjerëzore se në burgjet e Sirisë apo Irakut, riktheu eksodet e vitit 1991.

Sot qindra e qindra qytetare në Vlore dhe në Durrës u vërsulën drejt porteve me fëmijë e katandi për tu larguar nga vendi. Duke dënuar politikën e papërgjegjshme dhe çnjerëzore të burgjeve dhe hekurave, të shkatërrimeve të mijëra shtëpive dhe lokaleve, politikën e thellimit të mjerimit dhe papunësisë masive te Edi Ramës, ju bej thirrje qytetarëve të mos mashtrohen nga lajmet qe përhapin vetë qeveritarët për t’i përzënë nga vendi. Asnjë vend evropian në mënyrë absolute nuk pranon eksodin nga Shqipëria.

Kjo, ne vend qe te ndëshkojë Edi Ramën, ndëshkon shqiptaret e thjeshte me vendosjen e vizave”-shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat