Ambasadorja e BE-së Vlahutin pritje me gazetarët: Ndihma juaj e domosdoshme

Shqipëria

Ambasadorja e BE-së Vlahutin pritje me gazetarët: Ndihma juaj e domosdoshme

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 22:03

Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin priti sot në një ceremoni për festat e fundvitit në Qendrën e Informimit të BE-së, gazetarë që merren me çështjet e integrimit dhe drejtues mediash.

Ambasadorja Vlahutin në fjalën e saj përshëndetëse falënderoi të gjithë gazetarët për mbështetjen që i kanë dhënë delegacionit dhe për të gjithë mbështetjen që i japin të ardhmes europiane të Shqipërisë.

“Mendoj se të komunikuarit rreth asaj se ç’ka po bën Bashkimi Europian përbën pjesën më të vështirë dhe më të rëndësishme në të njëjtën kohë në punën tonë. Prandaj ndihma dhe asistenca juaj janë të domosdoshme për këtë gjë”, iu drejtua ambasadorja gazetarëve të pranishëm.

Ambasadorja Vlahutin theksoi se gazetarët do të jenë së bashku me Delegacionin e BE-së në rrugëtimin që ka përpara Shqipëria drejt integrimit europian. Ajo u shpreh se dera e Delegacionit të BE-së do të jetë e hapur për çdo pyetje që gazetarët do të kenë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat