Arvizu: Kush merr vizë për në SHBA, do ta ketë për tre vite

Shqipëria

Arvizu: Kush merr vizë për në SHBA, do ta ketë për tre vite

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 21:50

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, kishte paralajmëruar një njoftim të rëndësishëm në emisionin e sotëm të Sokol Ballës.

Shumica prisnin që ai të njoftonte liberalizimin e vizave.

Por, nuk është kjo.

Arvizu ka thënë se lajmi i mirë është fakti se, kush kualifikohet për të marrë vizë për në SHBA, do ta ketë atë për tre vite.

“Ata që kualifikohen për të marrë vizë për në SHBA, duke nisur nga nesër, do kenë mundësinë që ta kenë atë për tre vjet.

Pra, viza e marrë është tri vjeçare”, ka thënë Arvizu.

Ai ka thënë se më pas këto viza mund të kenë vlerë 5-vjeçare.

Ndërsa për liberalizimin e tyre, Arvizu ka thënë se duhet shumë punë.

Kjo, duke qenë se sipas tij, në këtë listë bëjnë pjesë një grup shumë i vogël vendesh.

Sipas tij, në SHBA mund të shkojnë pa viza shtetasit e vetëm 35 vendeve.

Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe duhet vlerësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat