Ligji nuk parashikon pushim nga puna, nëse nuk paguan energjinë elektrike

Shqipëria

Ligji nuk parashikon pushim nga puna, nëse nuk paguan energjinë elektrike

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 17:05

Për Avokatin e Popullit, Kodi i Punës dhe ligji për nëpunësin civil, nuk parashikojnë pushime nga puna, nëse punonjësit e administratës nuk paguajnë faturën e energjisë elektrike. Institucioni i Avokatit të Popullit, ka kërkuar nga Drejtoria e Burgjeve, motivacionin e lirimit nga detyra të 131 policëve të burgjeve

Mospagimi i faturave të energjisë, nuk përbën shkak ligjor që punonjës të administratës shtetërore të pushohen nga puna.
Në Kodin e Punës dhe ligjin për nëpunësin civil, sipas nënkomisioneres së Institucionit të Avokatit të Popullit, Juliana Cici nuk ka asnjë përcaktim konkret.
“Legjislacioni, kodi i punes dhe ligji per nepunesin civil nuk e parashikon si motivacion mospagimin e energjise per largim nga puna”.
Avokati i Popullit ka nisur hetimin administrativ për largimin nga puna të 131 policëve të burgjeve, duke i kërkuar Drejtorisë së Burgjeve motivacionin e pushimit nga puna.
“Kemi paraqitur kerkesat per 131 punonjesit e larguar nga puna nga drejtoria e burgjeve, kemi kerkuar motivacionin. Ne rast se konstatohet shkelje, kemi tedrejte te paraqesim rekomandime ku kerkojme marrjen e masave per venien ne vend te se drejtes se shkelur”.
131 policët e burgjeve, nuk janë të vetmit të pushuar nga puna. Edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka marrë vendimin për pushimin nga puna të mbi 230 punonjës debitorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat