Kërcënonte Edi Ramën në telefon, arrestohet avokati Bashkim Hoxha

Shqipëria

Kërcënonte Edi Ramën në telefon, arrestohet avokati Bashkim Hoxha

Më: 1 dhjetor 2014 Në ora: 11:53

Kryeministri Edi Rama është kërcënuar në telefonin e tij celular nga avokati Bashkim Hoxha.

Ky i funit është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi mesazheve kërcenuese të nisura në adresë të kreut të qeverisë. Mësohet se kërcënimet e Hoxhës ndaj Kryeministrit kanë vazhduar për ditë me radhë, madje edhe gjatë orëve të natës.

Bashkim Hoxha është një ndër avokatët që kanë mbrojtur Dritan Dajtin, person i akuzuar për vrasjen e policëve. Të martën, Bashkim Hoxha do të dalë para Gjykatës për masën e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat