Shkodra në protestë kundër aksionit të INUK, në ditën e Pavarësisë

Shqipëria

Shkodra në protestë kundër aksionit të INUK, në ditën e Pavarësisë

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:41

Banorët e shtëpive përreth stadiumit “Loro Boriçi” kanë zhvilluar sot një protestë në sheshin para bashkisë së Shkodrës, kundër aksionit të INUK.

Në ditën e Pavarësisë, banorët janë shprehur kundër prishjes së objekteve të banimit të tyre nga INUK, që pengojnë planin për ndërtimin e stadiumit.

Banorët janë shprehur se shtëpitë po prishen për të ndërtuar parkim në funksion të stadiumit, dhe se çmimi i caktuar për kompensimin e truallit është i papranueshëm, gjë që cenon interesat e tyre.

Protestuesit i kanë kërkuar shpjegime kryetarit të bashkisë , por ky i fundit sqaroi për mediet se bashkia nuk ka asnjë projekt nga qeveria apo FSHF rreth stadiumit “Loro Boriçi”.

Kryebashkiaku deklaroi se do të kërkojë nga qeveria kompensim të truallit me vlerën e tregut. Por banorët u shprehën të vendosur për të kundërshtuar këtë aksion, dhe për ët vijuar me protestën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat