Hapja e dosjeve, Ngjela: Ramën nuk e lë Meta

Shqipëria

Hapja e dosjeve, Ngjela: Ramën nuk e lë Meta

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 14:35

Sipas avokat Spartak Ngjelës dosjet e sigurimit të shtetit nuk kanë për tu hapur megjithë deklaratën e kryeministrit Rama. Në një status të postuar në faqen e tij në rrjetin social facebook Ngjela shkruan se Ramën nuk e lë Meta dhe të tijtë për ti hapur dosjet. Ndërsa për Partinë Demokratike ai thotë se në vitin 1992 75% e lidershipit të saj ishte me dosje. Sipas Ngjelës, Berisha i përdori ish sigurimsat gjatë gjithë kësaj periudhe.

Statusi i Ngjelës

A do të hapen vërtet dosjet e agjentëve të Sigurimit të Shtetit? Kjo çështje është shumë e ngatërruar, sepse, si rregull, në rast se bashkë me përmbysjen që i bëhet një diktature, nuk ndëshkohen me sistem të gjithë aktivistët legalë të policisë sekretë; është e pamundur që të ekspozohen edhe agjentët ilegalë të kësaj policie. Në Shqipëri kjo nuk ndodhi. Një regjim totalitar, komunist apo nazist, nuk mund ta imagjinosh dot pa një polici sekrete që ka gjithçka në dorë dhe që drejtohet direkt nga diktatori. Kështu ka qenë edhe Sigurimi i Shtetit në Shqipëri. Ai në fakt ka qenë vetë Enver Hoxha, pavarësisht nga ministrat që e kanë drejtuar sipas arsyeve politike që Hoxha bënte për garantimin e pushtetit të tij. I gjithë amoraliteti, terrori, banditizmi dhe krimi shtetëror, që janë kryer në regjimin hoxhist në Shqipëri, dhe kudo nëpër shtetet totalitare: në Moskë apo në Berlin; janë ekzekutuar nga policitë sekrete respektive, sipas urdhrit të diktatorit. Hoxha në Shqipëri, bënte analizat e tij për “armiqtë”, pastaj këto duhej t’i vërtetonte Sigurimi i Shtetit. Po agjentët e fshehtë të tij çfarë bënin? Ata përgjonin realisht dhe nuk kishin lidhje me Enver Hoxhën. Ata i drejtonte sigurimi që përgjonte me anë te tyre, provokonte kë dëshironte dhe, njëherësh, mbante me ta frymën e terrorit shtetëror në Shqipëri. Po ta shohesh në një prizëm strikt moral, këta agjentë

janë pasoje e gjendjes; por, me dashje apo pa dëshirë, ata kanë marrë pjesë në terrorin shtetëror në 45 vjet në Shqipëri. Për këtë arsye, nëse shoqëria duhej vërtet që të ndryshonte jetë, duhej që, që në hapat e para të përmbysjes së komunizmit dhe hoxhizmit në Shqipëri, të ishin bërë publike emrat e agjenturës së Sigurimit shqiptar. Por kjo nuk u bë asnjëhere në këta

22 vjet. Dhe pyetja është shumë e thjeshte: Pse? Por përgjigja është shume e rëndë për tu dëgjuar. Sepse, ata i mbajti të pazbuluar regjimi që erdhi në Tiranë në vitin 1992. Ishte lidershipi i Partisë Demokratike, që kurrë nuk e lejoi hapjen e dosjeve të ish agjentëve të Sigurimit. Dhe promotori i kësaj ndalese ka qenë Sali Berisha, sepse në lidërshipin e Partisë Demokratike, 75 përqind e liderëve ishin ish agjentë të Sigurimit të Shtetit. Dhe pyetja që bëhet normalisht në këtë rast është pa dyshim kjo: si ka mundësi? Po, ka mundësi, por ajo ështe poltike. Ramiz Alia është krijuesi i politikës “me agjentë të Sigurimit”. Ai nuk mendonte se mund të rrëzohej ndonjëherë nga pushteti, por, në të njëjtën kohë, kërkonte kohë për të rimarrë veten. I duhej pluralizmi për të gjetur para në Perëndim, dhe, njëherësh, i duhej se pluralizmi politik u bë frymë e kohës. Atëherë çfarë bëri? Meqë realisht ishte drejtuesi i gjendjes, dhe, më që i duhej një opozitë, mendoi që atë ta krijonte me njerëz të kapur nga Sigurimi, në mënyrë që me ta, ta kontrollonte realisht opozitën e re shqiptare. Dhe ashtu

bëri, nxiti këta agjentë që të rreshtoheshin që në fillim në Partinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat