Rama flet për skandalin seksual me mësuese

Shqipëria

Rama flet për skandalin seksual me mësuese

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 18:03

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot për herë të parë për skandalin e zyrës arsimore në Lushnjë, ku drejtoresha e arsimit merrte ryshfet për të mbajtur mësuesit në punë.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i shqetësuar për këtë skandal, dhe për opinionet mbarë kombëtare për këtë rast, por u shpreh i sigurt se ky rast, është vetëm maja e një ajsbergu që do të bëhet copë-copë.

“Jam i shqetësuar për faktin që edhe pse ka ndryshime të ndjeshme e të padiskutueshme, vazhdon të ketë një ndjenjë për mitmarrjen. Jam i bindur që ngjarja e rëndë e zyrës arsimore të Lushnjës nuk është aksident i veçuar, por maja e një ajsbergu që do e bëjmë copë-copë, pa kursyer askënd, por duke filluar nga ky ndryshim rrënjësor që do të kurorëzohet në muajin dhjetor në një fazë të parë të tij”, tha Rama.

Kryeministri tha se asnjë drejtor i drejtorie rajonale nuk do ketë në dorë të bëjë emërime dhe ç’emërime mësuesish, si dhe asnjë drejtor i drejtorie rajonale nuk do ketë në dorë fatin e asnjë njeriu që troket në zyrat e arsimit për të dhënë dijet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat