Rama: Fund pengimit politik të Xhamisë

Shqipëria

Rama: Fund pengimit politik të Xhamisë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 12:22

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi sot prara përfaqësuesve të komunitetit mysliman, se qeveria e tij do t’i japë fund pengimit politik të Xhamisë, me nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës Fetare.

“Jemi sot këtu dhe më lejoni t’iu them se jam krenar që në një kohë relativisht të shkurtër, i dhamë zgjidhje një problemi që qëndroi i hapur kaq gjatë. Ky problem ka qëndruar kaq gjatë i hapur si shprehje e mungesës së vullnetit politik dhe e mungesës së seriozitetit dhe përgjegjshmërisë qytetare të drejtuesve në raport me këtë komunitetet”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se ndërtimi i Xhamisë së re është një vlerë për të gjithë, dhe është e rëndësishme që Xhamia e re të mos perceptohet si një mish i huaj për të tjerët, por si një objekt i respektueshëm në të gjitha përmasat:

“Sepse Xhamia e re do të jetë pjesë e qytetit tonë. U fol për haram, aty ku paqshëm nga dheu do të lartësohet jo një simbol përfitimi, por simbol për shpirtin. Një Xhami me qendrën e saj kulturore dhe hapësirat e saj për ta bërë një objekt ku gjithkush do të hyjë, në mos për t’u falur për të shijuar aktivitetet kulturore duke qenë se ky objekt na jep një hapësirë kulturore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat