Basha: Qeveria drejt greminës, por Shqipërinë s’e marrin me vete

Shqipëria

Basha: Qeveria drejt greminës, por Shqipërinë s’e marrin me vete

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 09:58

Pak orë para se të nisë seanca plenare ku pritet të kalojë buxheti 2015, reagon sërish kreu i opozitës, Lulzim Basha. Ky i fundit përmes një shkrimi në “Facebook” sulmon qeverinë, e cila sipas tij po i varfëron njerëzit dhe po e fut vendin në krizë.

Sipas Bashës projekt-buxheti i ri shkatërron kombin, duke bërë një krim për qytetarët përmes rritjes së taksave.

“Kur varfërohen qytetarët është e padrejtë të pasurohet qeveria, të fryhet buxheti i klikës së pushtetarëve. Ata që varfëruan njerëzit, futën ekonominë në krizë, nuk kanë legjitimitetin t'ju rrisin shqiptarëve taksat.

Buxheti i ri do godasë shtresën e mesme, shpresën e çdo kombi për rimëkëmbje. Do godasë punëdhënësit. Do të shkatërrojë mijëra vende pune. Do godasë shtresat në nevojë. Është krim që qytetarët më të varfër të rajonit të paguajnë taksa më të larta.

Po rrokullisen drejt greminës, por nuk duhen lënë ta marrin edhe Shqipërinë me vete”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat