Peticion online/ Jo xhamisë në “tokë haram”

Shqipëria

Peticion online/ Jo xhamisë në “tokë haram”

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 13:41

Një grup besimtarësh muslimanë kanë nisur të martën një peticion online, në faqen avazz.org ku kërkohet mbledhja e firmave në mënyrë që të ndalohet ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë pasi sipas tyre kjo është një “tokë haram” dhe bie ndesh me parimet e fesë islame. “Myslimanët shqiptarë duan një xhami hallall. Projekti i xhamisë së Namazgjasë është krenaria jonë, ajo është e besimtarëve. Qeveria e shikon xhaminë si një objekt politik kulti. KMSH ka detyrimin ta shohë atë si një shtëpi të Zotit. Nuk ka shtëpi të Zotit mbi tokë haram”, - thuhet në peticionin online. Ky reagim ka ardhur pas vendimit të qeverisë një javë më parë për shpronësimin për interes publik të tokës, pa pëlqimin e pronarëve, për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat