Shpërdoroi detyrën, arrest me burg për Drejtoreshën e Arsimit të Lushnjës

Shqipëria

Shpërdoroi detyrën, arrest me burg për Drejtoreshën e Arsimit të Lushnjës

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 16:18

"Arrest me burg" është masa e vendosur të hënën nga Gjykata e Lushnjës për Drejtoreshës së Arsimit të këtij qarku, Luiza Tabaku.

Avokati i saj mbrojtës, Kozma Jano e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e Tabakut, mirëpo Gjykata ka vendosur që arrestimi i saj është në përputhje me ligjin.

Tabaku është arrestuar ditën e shtunë, më 22 nëntor, nën akuzën “shpërdorim detyre”, pasi rezulton se ka shfrytëzuar postin e saj për të kryer emërime në shkolla, kundrejt shumave të mëdha të parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat