Shkodër: Nxitje për përdorimin e biçikletave

Shqipëria

Shkodër: Nxitje për përdorimin e biçikletave

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 22:08

Në komunën Dajç të Bregut të Bunës u inaugurua sot Qendra e Biçikletave dhe një shteg, me gjatësi 14 kilometër, për lëvizjen me biçikleta përgjatë argjinaturës së riaftësuar të Lumit Buna.

Kjo nisëm, që titullohet "Të jetosh lumin", është realizuar nga organizata Qytetet Krijuese në bashkëpunim me komunën e Dajçit dhe synon të shtrihet në të gjithë sistemin e argjinaturave të Nënshkodrës, për të nxitur turizmin nartyror me biçikleta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat