Mbrojtja e të drejtave, Meta: Shqipëria sipas agjendës evropiane

Shqipëria

Mbrojtja e të drejtave, Meta: Shqipëria sipas agjendës evropiane

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 10:33

Barazia dhe mosdiskriminimi janë parimet kryesore të hedhura gjatë konferencës rajonale të nivelit të lartë . Kryeparlamentari Ilir Meta në fjalën e tij në konferencën “Te drejtat themelore dhe mosdiskriminimi” siguroi se, Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishme në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

Gjithashtu kreu i Kuvendit, Meta theksoi se do ngrihen disa nënkomisione dhe grupe parlamentare, në mbrojtje të drejtave të grave, fëmijëve, grupeve të margjinalizuara, përfshirë dhe LGBT-në.

“Barazimi dhe mosdiskriminimi janë parime themelore të Kushtetutës. Aksioni ynë i përbashkët do bëhet efikas falë agjendës së veprimit evropian. Shqipëria ka hedhur disa hapa të rëndësishëm në mbrojtjen e te drejtave themelore, ku parimi i gjithëpërfshirjes ka një rëndësi të veçantë. Ngritja e disa nënkomisioneve dhe grupeve parlamentare për mbrojtjen e të drejtave të grave, fëmijëve, komuniteteve vunerabël, përfshirë dhe LGBT-në. Ky i fundit ka bërë përparim”, deklaroi Meta.

Meta: Aksioni ynë sipas agjendës së veprimit evropian

Aksioni ynë i përbashkët do bëhet efikas falë agjendës së veprimit evropian. Implementimin e politikave dhe kushteve të jetesës për komunitetin rom. Alokimin e buxhetit në mbrojtje të fëmijëve. Punën e strukturave të BE-së në mbështetje të vendit tonë, por edhe në vendet e rajonit. Ne jemi aktivisht të përfshirë në mbrojtje të të drejtave themelore.

Peleshi: Diskriminimi e ka burimin te padija

Zevendëskryeministri Niko Peleshi dha sot një mesazh tepër të qartë kundër diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në vend. Sipas tij, diskriminimi e ka burimin te padija dhe paragjykimi, që sjell dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Diskriminimi e ka burimin te padituria dhe paragjykimi, që sjell shkeljen e të drejtave të njerëzve. Shqiptarët kanë disa përparësi në këtë drejtim me respektimin e minoriteteve dhe harmoninë fetare që ekziston në vend, që ndikon në respektimin e të drejtave të njeriut. Në këtë drejtim ka disa sfida për të përballuar”, tha Peleshi.

Zëvendëskryeministri deklaroi se qeveria ka punuar për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut, dhe se organizata LGBT-së në Shqipëri punon çdo ditë për përmirësimin e jetës së këtij komuniteti:

“Një nga sukseset e mbrojtjes është krijimi i suksesit koordinues mes qeverisë dhe organizatës për veprime të përbashkëta për këtë komunitet. Debatet mediatike, përmirësimi i legjislacionit dhe ndërgjegjësimi publik, janë hapat e ndërmarrë që nuk kanë të krahasuar me ato të viteve më parë”.

Disa nga hapat dhe konsideratat e ndërmarra nga qeveria kundër diskriminimit dhe respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT janë:

- Të drejtat e këtij komuniteti, janë të drejtat e njeriut.

- Gjendja e te drejtave të njeriut, janë barometri i shoqërisë sonë.

- Jemi fokusuar në vazhdimin e punës për mos shkeljen e të drejtave, me krijimin e aksesit në arsim dhe punësim.

- Përmirësim legjislacioni me frymën e Konventës së të Drejtave të Njeriut.

- Qasja e dialogut të vazhdueshëm dhe veprimeve me shoqërinë civile.

Në përfundim, Peleshi tha se Plani i Ndërveprimit të Komunitetit është plani kryesor, dhe një hap i sigurt drejt një realiteti me më pak diskriminim dhe më shumë respekt për të drejtat e njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat