Receta e Arvizu: Ja 6 rekomandimet për një reformë të suksesshme në drejtësi

Shqipëria

Receta e Arvizu: Ja 6 rekomandimet për një reformë të suksesshme në drejtësi

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 13:33

Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu ka rekomanduar për aktorët politikë 6 pika kryesore që reforma në drejtësi të jetë e suksesshme.

1- Merrni hapa të matur, reforma gjyqësore është maratonë dhe jo vrapim shpejtësie

2- Procesi për reformën në drejtësi duhet të jetë tërësor dhe gjithëpërfshirës

3-Udhërrëfyesi i BE të shërbejë si parim kyç

4- Reforma duhet të përfitojë prej konsultimeve dhe aktorëve përkatës

5- Duhet të kërkohet pjesëmarrje nga Komisioni i Venecias

6- Procesi nuk duhet të politizohet por duhet të jetë konsekuent me nevojat e shqiptarëve.

Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, po ashtu ambasadori amerikan, Arvizu i ka bërë një apel edhe dy forcave politike për qëndrimin e tyre që duhet të mbajnë në lidhje me këtë reformë. Ndërsa nënvizoi që reforma duhet të shërojë sistemin dhe nuk duhet të jetë politike.

“Kjo reformë duhet projektuar për të shëruar sistemin dhe jo për qëllime politike. Është kohë të ndërtohet besimi për të ecur përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe jo politik.

Është e rëndësishme që mazhoranca të vendosë tonin e duhur duke ju qasur të gjitha grupeve të interesit përfshirë edhe opozitën politike në një mënyrë të sinqertë. Gjithashtu i përket opozita të mbajë perspective të shëndetshmë të mbajë nën kontroll retorikën dhe të jetë më pak konfrontuese”, tha Arvizu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat